Lamtumirë Nasi Bozheku, ndahet nga jeta mjeku i njohur, një nga themeluesit e katedrës së Neurologjisë Shqiptare
“Me dhimbjen pafund, lotët pa mbarim, shpirtin copë, dashuria ime më e madhe, jeta ime, shpirti im Prof. Dr. Nasi Bozheku, sot në orët e para të mengjesit nderroi jete. Me vullnet të tij do e nxjerrim nga shtepia – si amanet i fundit! Qofsh i parajses o Ba. Te dua shumë!”, shkruan ajo plot dhimbje”.

Me këtë mesazh prekës të ditës së sotme, Enida Bozheku ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait te saj te dashur, të mjekut të njohur, prof. dr. Nasi Bozheku.
Mjeku Nasi Bozheku nderroi jete ne moshën 76-vjeçare.
Ai është diplomuar në vitin 1967 në fakultetin e mjekësisë në Tiranë, ndërsa njihet si një nder themeluesit e katedrës së Neurologjisë Shqiptare.
Ceremonia e varrimit të mjekut të njohur bëhet të dielën në orën 11.00 në varrezat e Sharrës.
Redaksia e gazetes “Koha Jonë” shpreh ngushellimet për familjaret e mjekut dhe qytetarit të mirë, Nasi Bozheku.
KOHA JONË SONDAZH

