Lançimi i programit “Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perendimor”
LANÇIMI I PROGRAMIT SHKOLLAT E SHEKULLIT 21 NË BALLKANIN PERËNDIMOR
Ky program trevjeçar do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të të gjitha shkollave të arsimit bazë në Ballkanin Perëndimor, për t’u siguruar nxënësve të moshës 10-15 vjeç mësimin e mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe aftësive të kodimit.
Programi financohet nga Qeveria Britanike në shumën e 10 milionë paund.
British Council në Shqipëri fton përzemërsisht të gjithë përfaqësuesit e medias që të na bashkohen në lançimin e Shkollave të Shekullit 21, programi më i madh mësimor në Ballkanin Perëndimor. Programi shënon fillimin e përmirësimit të praktikave mësimore në shkollat e Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me institucionet vendore.
Të Martën, 12 Mars 2019, 11:30 – 13:00
Shkolla 9-vjeçare “Niket Dardani”, Rruga “Sitki Çiço”, Tiranë, Shqipëri
(vendndodhja në hartën e Google: https://goo.gl/zNmJmv)
Shkollat e Shekullit 21 është një program që ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave, si dhe të politikëbërësve. Të gjitha shkollat e arsimit bazë në Ballkanin Perëndimor do të pajisen me pajisje micro:bit (kompjuterë të vegjël portabël) që do t’i ndihmojnë nxënësit të mësojnë aftësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues të institucioneve arsimore, të trupit diplomatik, si dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë.
Ky aktivitet ofron mundësi për përfaqësuesit e medias që të takojnë nxënës nga projekti pilot, i cili u zhvillua gjatë 2017-2018, si dhe të shohin sesi funksionon pajisja micro:bit.
Ju lutemi, vini re se intervistat dhe deklaratat do të mundësohen në këndin e medias, gjatë kohës së refreshments.
Programi i Shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor do të nisë zyrtarisht nga Sir Alan Duncan, Ministër për Evropën përmes një ligjërate video.
Folësit kryesorë në event do të jenë:
- Sean Melbourne,I Ngarkuar me Punë, Ambasada Britanike
- Angus Bjarnason, Drejtor i British Council për Shqipërinë
Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Pjesa zyrtare e eventit do të shoqërohet nga ceremonia e ndarjes së çmimeve për skuadrat fituese nga konkursi i kodimit, ku do të prezantohen edhe projektet e tyre të suksesshme.
Lutemi, gjeni bashkëngjitur Agjendën e eventit.
Për më shumë informacion dhe për koordinim mbi intervistat në event, ju lutem kontaktoni:
Ervin Qafmolla, Menaxher i Marrëdhënieve me Publikun, McCann Tirana
[email protected]; Tel: +355 6970 77711
SHËNIME PËR REDAKSITË:
Rreth British Council
British Council është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe arsim. Ne ndodhemi në gjashtë kontinente dhe në më shumë se 100 vende, ku kontribuojmë në fushat e artit dhe kulturës, gjuhës angleze dhe shoqërisë civile. Vitin e shkuar kemi komunikuar direkt me 65 milionë njerëz dhe 731 milionë në tërësi, duke përfshirë komunikimet online, transmetimet dhe publikimet. Ne japim kontribut pozitiv në vendet me të cilat punojmë, duke ndryshuar jetët e njerëzve përmes krijimit të mundësive, ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellë. Të themeluar në vitin 1934, ne jemi një institucion bamirës i Mbretërisë së Bashkuar.
Rreth programit Shkollat e Shekullit 21
Shkollat e Shekullit 21 është një program ambicioz trevjeçar, me vlerë 10 milionë paund, i hartuar dhe zbatuar nga British Council, dhe i financuar nga Qeveria Britanike. Ky program do të pajisë mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor, me aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit.
Ne e zbatojmë këtë program në partneritet me institucionet përkatëse arsimore në secilin vend. Ai do t’u mundësojë nxënësve të mësojnë në mënyrë zbavitëse ndërvepruese dhe novatore. Përveç mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike kodimi dhe do të kenë mundësinë t’i ushtrojnë ato përmes praktikës së drejtpërdrejtë kompjuterike. Si pjesë e programit, çdo shkollë do të marrë një sasi pajisjesh micro:bit (kompjuterë të vegjël portabël), të cilat fëmijët mund t’i programojnë për një sërë funksionesh dhe zgjidhje të problemeve të përditshme.
Aftësitë parësore që do të zhvillohen ndër nxënësit 10-15 vjeç janë:
- Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve: mendim i drejtuar nga vetja që gjeneron ide të reja dhe novatore, dhe zgjidh probleme. Nxënësit do të fitojnë aftësinë për të arsyetuar në mënyrë kritike rreth mësimit të përvojave dhe proceseve, si dhe për të marrë vendime të dobishme.
- Aftësi kodimi: mësuesit dhe nxënësit përfshihen në bazat e kodimit përmes micro:bit. Kjo është një pajisje që synon t’i frymëzojë të rinjtë për t’u bërë kreativë me formatet digjitale dhe të zhvillojnë aftësi bazë në shkencë, teknologji dhe inxhinieri. Gjithashtu, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë HTML, CSS dhe Python duke krijuar lojëra, animime dhe faqe interneti në Klubet e Kodimit pas orëve të mësimit.
KOHA JONË SONDAZH

