Lançohet fushata ”Dhuro arsim, dhuro të ardhme” në Kolegjin Universitar Bedër

Ditën e sotme në ambjentet e “Kolegjit Universitar Bedër” u lançua fushata “Dhuro arsim, dhuro të ardhme”. Kjo nismë u ndërmor në kuadër të një lënde të quajtur ”Konceptim dhe Menaxhim Fushatash” nga 28 studentë të cilët synojnë kontributin, sigurimin e sa më shumë bursave dhe të ardhurave për të mbështetur të rinjtë jetim nga mosha 14-18 vjeç për t’u arsimuar.

Organizatorët e fushatës gjatë lançimit të saj, bënë me dije se ky projekt do të ketë një shtrirje lokale brenda qytetit të Tiranës, por nuk përjashtuan edhe mundësitë jashtë saj, pra në qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë.

Pas prezantimit të detajuar të fushatës, duke e nisur nga objektivat, synimet, qëllimi, pritshmërit, ata u ndalën edhe tek aktivitetet, burimet e sigurimit të fondeve, etj.

Edhe rastet e suksesit nga të rinj jetim, të cilët kanë bërë sakrifica të mëdha në jetë për të ecur përpara dhe për tu arsimuar nuk munguan gjatë organizimit!

Në fund të mbylljes së aktivitetit të lançimit, ata shprehën falënderimet dhe mirënjohje për gjithë pjesëmarrësit, në veçanti falenderuan udhëheqësen e lëndës “Konceptim dhe Menaxhim fushate” Dr. Edlira Mali. Kjo fushatë u prit mjaft mirë të rinj, pedagogë, prindër, biznese, organizata, etj.

SHKARKO APP