Landfill i ri në Berat, grumbullohen edhe mbetjet urbane të Kuçovës e Urës Vajgurore
Berati, Kuçova dhe Ura Vajgurore do të kenë landfill të ri për grumbullimin e mbetjeve urbane. Synimi parësor mbetet largimi i plehrave pranë lumenjve, të cilat krijojnë probleme sidomos gjatë muajve të dimrit. Kryeministri Rama shfrytëzoi inspektimin e punimeve për të shigjetuar qeverinë e kaluar për keqmenaxhim në të gjithë territorin.
Berati pritet të ketë një landfill të ri për grumbullimin e mbetjeve urbane, në të cilin do të hidhen edhe ato të Kuçovës dhe Urës Vajgurore. I pranishëm për të inspektuar punimet, Kryeministri Edi Rama tha se vite më parë Shqipëria ishte turpi i botës për menaxhimin e mbetjes.
Edi Rama: ‘‘Me Beratin faktikisht mbyllet një qethull skandaloz, ku ndotja merrte dhenë, për shkak të plehrave që i merrte lumi. Besoj që do mbyllet një plagë prej dekadash e dekadash.”
Ndërkohë, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh se ky landfill i jep fund grumbullimit të mbetjeve në lumin Osum gjatë muajve të dimrit.
Blendi Klosi: ‘‘Sa herë që kemi reshje shiu, shtrati i lumenjve i ka marrë mbetjet i ka çuar deri në det. Ky investim do ta pengojë këtë fenomen derisa të shkohet në një landill rajonal për të gjithë qarkun e Beratit. Kjo do zgjidhet për Skraparin për Poliçanin, dhe me investimet e tjera për Urën Vajgurore, Kuçovë e Beratin duke e zgjidhur këtë problem.”
Landfilli i ri pritet të jetë funksional brenda dy muajve e gjysmë.