Lapaj jashtë Kuvendit, Kleana Xhuveli: Do përfaqësoj 80 mijë votuesit. Mandati do rikthehet tek i zoti

Lufta disa ditore dhe sherri për një mandat, mori sot zgjidhje. Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë se nuk u fut në garë që të shkojë në Kuvend, por si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin. 26-vjeçarja thotë se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek Adriatik Lapaj, më i votuari i listës së hapur.

“Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 26 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut”, tha ajo.

Sakaq përmes përfaqësues së tij ligjore, Adriatik Lapaj kërkoi që të miratohet djegia e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë atij si më i votuari i listës së hapur. KQZ rrëzoi kërkesën e Lapajt që të ishte ai ligjvënësi, me argumentin se dorëheqja nga kandidimi ishte jashtë ligjit. Sipas Celibashit, kandidatët e listës së mbyllur nga momenti kur ishte prodhuar fleta e votimit, e kishin humbur të drejtën për t’u dorëhequr nga kandidimi si deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”. 26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?