Juristi Adriatik Lapaj në një intervistë për Ora News ka thënë se gjykimi i vrasjes së Klodian Rashës së një gjykim i gabuar nga ana juridike.

Sipas Lapajt, revoltën dhe reagimin popullor e solli relativizimi i çështjes dhe ka kërkuar që përgjegjësia të mbahet nga përgjegjësit.

Në gjykimin tim nga ana e shërbimit të ccështjeve të brendshme të Policisë së Shtetit u nxitua pak, duke e cilësuar veprën apriori në momentin e parë. Nuk ka qenë një gjykim i drejtë juridik, sepse ajo nuk është vrasje në tejaklim të një mbrojtje të nevojshme. Sepse nuk ka pasur përleshje dhe që të kalojë në kufinjtë e vetëmbrojtjes duhet të dy persona të përleshen ose të përballen, njërit duhet t’i rrezikohet seriozisht jeta.

Nga ana tjetër, tjetri duhet ta vrasë që të mbrohet. Në këtë kuptim nga të dhënat e policisë nuk rezulton kështu. Ka qenë një i ri i mbështetur diku. Ka shkuar dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij dhe rezulton i goditur pas shpine me dy plumba. A është vrasje me dashje apo nga pakujdesia nuk e dimë. Por relativizimi i çështjes krijoi reagim dhe revoltë nga qytetarët.

Nuk mendoj se punonjësi i policisë të ketë dashur ta bëjë atë që bëhet, por nga ana tjetër përgjegjësia duhet të zbardhet. Në këtë rast që shteti është në konflikt interesi të drejtpërdrejtë, duhet që kujdesi të jetë shumë më i shtuar që dtrejtësia të bëhet shumë më publike”, ka thënë Lapaj.

Juristi ka vijuar më tej duke thënë se “Unë punoj çdo ditë me policë dhe e njoh ligjin. Punonjësit e Shqiponjave kanë një sjellje jo normale. Duke qenë se janë të specializuar. Kanë një arrogancë të pajustifikuar. Në Greqi një strukturë të ngjashme e kanë shkrirë për shkak të vrasjes së një 17 vjeçari.