Lapaj tregon për sherrin me policinë poshtë Kryeministrisë: U përplasëm për gjeneratorin

Adriatik Lapaj tregon përplasjen e sotme të protestuesve me policinë. “Pati një përplasje të shkaktuar prej tyre (policisë) sepse ne kemi dërguar shkresa para 5-6 ditësh dhe kemi njoftuar për një protestë 24 orë në 24, pa afat. Ne nisim edhe përditë nga një shkresë ku njoftojmë për të qenë në rregull.

Bashkisë i kemi kërkuar çdo ditë me shkresë të na lidhë energjinë elektrike. E drejta jonë për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk e interpreton dot as policia dhe as bashkia. Bashkia ka 6 ditë që nuk na lidh energjinë elektrike”, tha Lapaj.

Ai shtoi se thirrja për të siguruar një gjenerator nga qytetarët u plotësua, por sa u ndez gjeneratori erdhën 80 policë dhe donin ti merrnin. “Ne nuk jemi qytetarë të dorës së dytë. Duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe prandaj ndodhi përplasja. Nuk i lejuam të merrnin gjeneratorin dhe logjistikën. Kaq ishte”, shtoi Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?