Lapaj: Vendimet në kushtet e pandemisë kanë probleme ligjore

Avokati Adriatik Lapaj, thotë se vendimet e marra deri tani nga ana qeverisë nuk kanë qenë ato të duhurat. Sipas tij, urdhrat e nxjerra në kushtet e pandemisë kanë pasur probleme ligjore. Sa i përket gjobave dhe faljes së tyre Lapaj tha se ky vendim u mor për shkak se gjobat ishin shumë të goditshme juridikisht në Gjykatë. “Nga një anë tentojmë të nxjerrim jashtë qytetarë të dënuar nga Gjykatat për vepra penale që paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë dhe në anën tjetër vendosen masa për qytetarët që janë jashtë dhe mund të shkojnë në burg për shkelje të karantinës. Vendimet e mënyrës së vuajtjes së dënimit përcaktohet nga Gjykata”.

Një akt normativ a merr vlera të jashtëzakonshme mbi Gjykatat në kushte të jashtëzakonshme?

Në asnjë rast nuk merr fuqi mbi Gjykatat. Vendimmarrja e organeve si Gjykatat rregullohen nga Kodet. Aktet normative të cilat miratohen në mënyrë të thjeshtë nuk mund të ndryshohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga personazhet që quhen ndryshe “vipat e botës së krimit” kanë pretenduar të kalojnë në arrest shtëpie, apo me detyrim paraqitje sepse vuajnë nga sëmundje të tjera dhe me pretendimin se rrezikohen nga koronavirusi. Sa është rreziku i abuzimit edhe në këtë drejtim?

Swiss Digital Mobile Reklama

Lapaj: Është një procedurë që duhet ta vendosë Gjykata dhje jo Këshilli i Ministrave me një akt normativ. Gjykata vlerëson rast pas rasti specifikat për të dënuarit. Ligji për të drejtat e dënuarve është në ato raste kur në burg bie në sëmundje dhe mund të dërgohen në karantinë shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?