lapsi.al i Shkullak-Bushatit: “Tërmeti Lu,si u komentua në Tiranë” (median e shkruar)

 

 

Thirrja e djeshme e ambasadorit amerikan Lu jo vetëm ka shkaktuar një tërmet të vërtetë dje, por ajo ka zënë edhe faqet e para të shtypit të përditshëm sot. Pjesa më e madhe e gazetave e kanë pasur në faqe të parë thirrjen e kryediplomatit amerikan, i cili nuk nguroi të përmendë më emra të fortët që nuk i ngacmon askush. Natyrisht sipas krahëve politikë dhe këndvështrimeve, thirja e Donald Lu është interpretuar në mënyra të ndryshme."Për herë të parë në historinë e këtij vendi prej vitit 1990, një ambasador amerikan po bën betejën e tij publike, për të inkurajuar klasën politike të shkëpusë lidhjet kriminale dhe t’i dorëzohet një sistemi drejtësie të ri. Reforma në drejtësi është bërë jo vetëm objekt i debateve të tij, por dhe beteja e tij" shkruan në gazeta Tema Mero Baze.

Ndërsa në “Opinion” Blendi Fevziu vazhdon: Lu i tha të gjitha këto, për t’ju thënë se kur kriminelët janë jashtë; kur shkelësit e ligjit nuk ndëshkohen, dikush ka përgjegjësi për këtë. Dikush është fajtor që kjo ndodh. Dhe fajtorët nuk mund të mbeten pa u përgjigur. Kurdo dhe sado të fortë që të jenë. Ndaj Lu foli “shqip”, që ta dëgjojnë të gjithë. Keqbërësit dhe publiku që duhet t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”.

Prapa nuk mbeten as gazetat tradicionale. “Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kriminelët të lirë”.

Gazeta “Standart” më pranë opozitës vë si titull të madh: “ambasadori pa dorashka: partitë të kapura nga krimi”. Ajo citon gjithashtu edhe fjalën e Donald Lu  për ata që i tremben reformës në drejtësi.

Gazeta “Telegrafi”  titullon: “Ambasadori Lu trondit politikën e Tiranës”. Ajo përmend edhe emrat e Frokut dhe Shullazit të cilët lëvizin të lirë megjithëse akuzohen për krime.

Natyrisht titullin më të goditur e kishte gazeta ‘Koha Jonë” e cila kishte hapur sot faqen e saj të parë me një evokim të kohëve të saj më të lavdishme: “Dru nga Lu”.

Të gjitha së bashku i bënin jehonë deklaratave të forta të ambasadorit, i cili i përplasi në fytyrë me zë të lartë shoqërisë shqiptare ajo që ajo belbëzon në kafene

 

 

 

SHKARKO APP