Largimi i Ahmetaj, Dervishi: Mungesa e informacionit le shteg për thashetheme
Pas largimit të tij si zv/kryeministër dhe ministër për rindërtimin, Arben Ahmetaj u shkarkua edhe si drejtues politik i PS-së në qarkun e Vlorës. Për analistin Lutfi Dervishi, në politikë prevalojnë interesat dhe duket se këto të fundit nuk përputhen më mes Ramës dhe Arben Ahmetaj.
“Në politikë nuk ka miq të përjetshëm, por interesa. Duket se interesat nuk po përputhen. Kjo tregon se ka diçka në marrëdhëniet Rama-Ahmetaj dhe mungesa e informacionit le shteg për thashetheme për fjalë që flasin për arsye të tjera përtej metaforës së kryeministrit që është trajneri që disa i le në stol.
Mënjanimi i ish-zëvendëskryeministrit dhe personi që u mor me rindërtimin që ende nuk ka përfunduar e quan si mision të mbyllur. Në kapitull të marrëdhënieve çështja Ahmetaj është e mbyllur sa i përket posteve qeverisëse. Mbetet të shihet nëse kjo gjë lidhet me çështje të tjera si inceneratorët”.