Largimi i Lleshajt dhe Shahinit, Çipa: Rama po teston opinionin publik

I ftuar në studion e RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe nisjen e sezoinit të ri politik.

I pyetur lidhur me deklaratat e ministrave Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini se do të heqin dorë nga postet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Çipa u shpreh se ata po shprehin gadishmërinë e tyre për të mos kërkuar një tjetër mandat, ndërsa e quajti edhe si një testim për të matur opinionin publik në fund të mandatit të dytë qeverisës.

“Është gadishmëria e dy anëtarëve të kabinetit Rama për të mos pretenduar më tej një mandat tjetër ministror matanë këtij mandati që u ka caktuar vetë Rama. Këto testime bëhen në kuadër të pritshmërive që ka opinioni publik për atë që quhet epilogu i mandatit të zotit Rama ku karakterizohet nga një pritshmëri lodhjeje dhe skepticizmi prej opinionit publik. Ka një realitet dhe kontekst shumë zhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes , për nivelin e përfaqësimit dhe për cilësinë e këtij përfaqësimi”, tha Çipa.

Sipas tij, ndryshe nga qeveritë e tjera të majta në vend,  në mandatin e dytë qeverisës të Ramës ka patur edhe ministra anonim.

“Duhet ta pranojmë se ndryshe nga qeveritë e tjera të majta, ministrat e mandatit të dytë të Ramës erdhën si rishtar politikë. Nuk kishin njëp background politik. Një pjesë e tyre vijnë prej anonimitetit”, u shpreh analisti Aleksandër Çipa.

SHKARKO APP