Largimi i Ramës me votë? Berisha: Duhen lëvizje të fuqishme popullore

Edi Rama nuk largohet me votë. Këtë bindje e përsëriti edhe mbrëmjen e sotme kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ish-kryeministri tha gjatë një takimi me qytetarët në Shijak, se Rama ikën veç me një kryengritje të fuqishme popullore.

“Edi Rama absolutisht rrëzohet. Çfarë duhet të bëjmë? Ne duhet të bëjmë gjithçka që të bindim sa më shumë qytetarë të këtij vendi, me parti dhe pa parti, socialistë apo të bindjeve të tjera, se ky është një fatkeqësi kombëtare. Edi Rama me votë nuk ikën. Edi Rama duhet të rrëzohet me një lëvizje të fuqishme popullore, me një kryengritje paqësore”.

SHKARKO APP