Largimi i Taulant Ballës dhe hakmarrja me dron në Elbasan

Nga Daniel Muçaku-

(vijon nga numri i djeshëm)

Ndërkohë largim-shkarkimi i Taulant Ballës, si sekretar i përgjithshëm i PS-së, ishte një bombë e vertetë për deputetin e Elbasanit, i cili as që e dinte se çfarë do komunikonte kryetari i PS-së në mbledhjen e Asamblesë. Damian Gjiknuri që u zgjodh në këtë detyrë ka pohuar në një media se e mori vesh live në Asamble vendimin e Edi Ramës për zgjedhjen e tij si numri dy në PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Balla ishte forcuar së tepërmi në kupolën e PS. Në qeverinë e re që do krijohej njerëzit e tij kishin përhapur se do të ishte ministër i brendshëm, bile në qarkun e Elbasanit ndaj e votuan edhe grupet që bëjnë ligjin natën, sepse e dinin se do ta kishin nesër ministër të brendshëm. Duke patur nuhatje këto grupime të forta në Elbasan mblodhën me shumë vota për Ballën se sa për PS-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas numërimit të tyre Taulant Balla doli më i votuar edhe se vetë kryeministri-kryetar!

Balla nuk është pa mbështetje në strukturat e PS-së. Ai ka punuar pa zhurmë, duke bërë ndere. Mundet edhe pa dijeninë e kryeministrit.

Informacione të besueshme nga një ambasadë e rëndësishme në Tiranë kanë apeluar pranë kryeministrit se në Elbasan ka shumë grupe kriminale, pasi aty është dhe rruga e trafikut të drogës nga Afganistani dhe Turqia e cila përcillet drejt portit të Durrësit apo kanaleve të tjera tokësore. Dhe dyshimet e tyre lidhen se pas tyre mund të jetë një politikan i rëndësishëm në pushtet.

Informacionet e tyre pranë selisë së kryeministrisë kanë qenë bashkë me pyetjen: Si ka mundësi që në këtë qytet veprojnë lirshëm grupet më të rrezikshme kriminale dhe që policia tregohet apatike?!

Paralel me largimin e Taulant Ballës, kryeministri nuk mori në kabinet, siç thamë edhe Erion Braçen. Ky i fundit jo për dyshimet surreliane si për Ballën, por për kryeneçësinë që manifestonte në qeveri dhe që siç duket nga fjalët e përhapura në grupin parlamentar të PS, se “nuk firmos gjithçka i jepet”.

Por Balla dhe Braçe ndonëse në kahe të ndryshme “përsekutimi” prapë duket se i bashkon një fill inati apo hakmarrje ndaj atyre që i spostuan apo iu zunë karriket, ku mendonin se jepnin me shumë për mazhorancën.

Taulant Balla me inat “maloku” bëri paraqitje te forcës në stadiumin e Elbasanit në një ndeshje ndërkombëtare, kur miliona shqiptarë ishin live. E denigroi ashpër dhe mjaftueshëm për momentin kryeministrin Rama jo vetëm me dronin sfidues, por edhe me thirrjet “Rama ik!”.

Kryeministri nuk e ka kapërdirë këtë poshtërim publik. Nuk flet për momentin, por bluarja e tij do të jetë më e keqe se me Koço Kokëdhimën!

Surreli të bluan me gjithë kocka, nëse vepron në këtë mënyrë. Por edhe Balla nuk është pa numra në grupin parlamentar. Nuk flet, kapërdinë dhe do thumbojë fort kur të ketë ndonjë krizë në mazhorancë, duke mos harruar se edhe Erion Braçe nuk mbetet pas në hakmarrje.

Kryeministri ka një shans momental, i vjen në ndihmë Lulzim Basha. Nuk dihet si shkon fati i tij pas kësaj ofensive berishiane, por me sa shikohet vulën do ta mbajë në xhep, shoqëruar me disa deputetë.

Kaq i duhen Ramës në çdo rast “kryengritje” në grupin parlamentar. Gjoja në emër të ndryshimit të Kushtetutës apo disa reformave, Basha dhe Rama do bashkojnë numrat e deputetëve për të bërë numrin 94 vota. Basha mbetet në lojë, kurse Rama kërcënon të tijtë indirekt që “kujdes se kam Lulin”.

Ndaj Taulant Balla nuk flet dhe nuk ka ndërmend të ngrejë tjetër dron kundër Ramës në Elbasan!

https://kohajone.com/e-verteta-pse-kryeministri-rama-shkarkoi-erjon-bracen-dhe-taulant-ballen/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?