Largohet nga hoteli i karantinës, gjobitet me 700 mijë lekë lushnjari, nuk iu bind policisë

U largua nga hoteli për ti shpëtuar karantinës, por arratia i zgjati shumë pak. Një qytetar nga Lushnja, i kthyer pak ditë më parë nga Greqia ka thyer vendimin për qëndruar 14 ditë i izoluar në hotel.

Burime për “ABC News” bëjnë të ditur se pavarësisht monitorimit nga policia dhe ushtria, qytetari ka mundur të dalë nga hoteli, duke u hedhur nga dritarja në pjesën e pasme.

Burimet sqarojnë se qytetari u kap rrugës për në banesën e tij në Lushnje. Burri është kthyer sërish në hotel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si të mos i mjaftonin vetëm shpenzimet e hoteli, ai tashmë duhet të paguajë edhe gjobën 700 mijë lekë, për thyerje të karantinës dy javore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 3 hotelet e hapura në qytetin e Korçës janë vendosur me regjim karantine mbi 80 shqiptarë të ardhur nga Greqia. Një pjesë e tyre e kanë kundërshtuar këtë detyrim duke nxjerrë si shkak pagesën e hotelit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Korçë janë gjobitur  për shkelje të masave të ndalim qarkullimit  253 qytetarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?