“Largoni Berishën”, Tritan Shehu: Përjashtimet nuk i shërbejnë bashkimit të partisë
Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit Tritan Shehu, thotë se deklarata e grupit parlamentar për Sali Berishën, për tënuk është një deklaratë që kërkon bashkimin e partisë. Ai thekson se përjashtimet nuk i shërbejnë as bashkimit të partisë e as demokratëve.
“Zoti Basha sot veçse pranoi të ekzekutojë, nën presionin e anëtarëve të PD dhe votuesve të saj, vendimin për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit. Asgjë tjetër, ai që prej asaj date nuk ishte kryetar”.
Sipas Shehut, “ai kështu po liron një zyrë të mbajtur padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe “gazit” të Ramës”, duke shtuar se “ne të gjithë së bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë ngjarje, për të çuar në normalitet PD e grupin e saj parlamentar”.