Lavdrim Muhaxheri: I urrejmë katolikët dhe ortodoksët

I ashtuquajturi lider i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri, bashkë me Naman Demollin, i cili po ashtu ishte i rreshtuar përkrah organizatës terroriste, janë kthyer me një video tjetër, e cila është xhiruar kur ata ishin në Kosovë.

Në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ata flasin për arsyet pse Serbia pushtoi Kosovën.

Sipas tyre, serbët kanë ardhur në Kosovë për asgjë tjetër, veçse që të luftojnë Islamin. Më tej ata japin edhe arsyet e tyre pse urrejnë fenë katolike e ortodokse. 

SHKARKO APP