Lavdrim Sahitaj emërohet sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Lavdrim Sahitaj është emëruar në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga muaji shtator. Ka kryer studimet e larta në Universitetin Bujqësor, Tiranë diplomuar në vitin 2003. Ka përfunduar studimet Master në vitin 2010, në degën “Administrim Publik”, pranë Fakultetit të Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA.

Në vitin 2015 ka marrë titullin Doktor në “Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, pranë Universitetit Europian, Tiranë. Në vitin 2004 ka mbajtur postin e Koordinatorit të Programit MIS (Menaxhimi i Sistemit të Informatikës), në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit.

Gjatë vitit 2006, ka drejtuar pranë Bashkisë Tiranë, projektin SWEB për më shumë se tre vite. Në vitin 2014, merr detyrën e Drejtorit të Thesarit, dega Tiranë dhe në vitin 2016 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2019.

Në vitin 2019, i besohet detyra e drejtimit të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut ku do të dallohet për reformat e ndërmarra dhe transformimin rrënjësor të këtij institucioni.

Në vitin 2022, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Taksës së Pasurisë, duke udhëhequr një prej reformave më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria. Në vitin 2023 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Njëkohësisht është aktivizuar edhe në mësimdhënie si lektor në universitete shtetërore dhe private. Është publikues i një sërë temave studimore në revista shkencore në disa shtete të ndryshme, si: Angli, Austri, Turqi, Mali i Zi, Kosovë etj. Sahitaj ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e legjislacioneve në fushën e Financës.

SHKARKO APP