“Lazarati”, debat në Komisionin parlamentar të Sigurisë

Komisioni parlamentar i sigurisë Kombëtare ka thirrur sot në një seancë të veçantë dëgjimore ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, për të dëshmuar sa i takon ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Lazarat, ku një grup i armatosur qëlloi ndaj policisë, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i këtij komisioni, Spartak Braho deklaroi se kjo çështje është ende nën hetim dhe konsiderohet një sekret hetimor ndaj dhe shpjegimet e ministrit Tahiri sipas tij do jenë të kufizuara.

“Komisioni për sigurinë Kombëtare, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Lazarat, ju kërkon të informoni në lidhje me ngjarjen, në angazhimin e policisë. Me qëllim jo vetëm raportimin tuaj, por dhe analizën tuaj për punën në të ardhmen. Dua të informoj komisionin se nga ana e Ministrisë së Brendshme është dërguar një material me karakter sekret. Kërkojmë që mbledhja të mos bëhet në prani të mediave, pasi çështja është në hetim nga prokuroria e krimeve të rënda”, tha Braho.

Kaq ka mjaftuar që të ndizet debati në sallën e komisionit, ku pati replika midis Brahos dhe deputetit të Partisë Demoktratike, Flamur Noka.

Replikat

Noka: Ju sapo thatë e çështja e ndërhyrjes në Lazarat, qoftë nga marrja e masave, qoftë vrasja e efektivit, thatë se është në hetim. Atëherë çfarë mund të na thotë ministri?

Braho: O Noka, mos u nxito. Dëgjoje ministrin. Noka: Kur çështja është në hetim, pse duhet të vini këtu dhe të flisni kur s’keni ca të thoni?

Braho: Po ju nuk jeni të duruar Noka: Ore jeni në vete apo jo?

Braho: Ne jemi në vete, se Saliu nuk ka lënë gjë pa thënë atje (në parlament). 

Noka: Efektivi atje iku pas një masë.

 

SHKARKO APP