Lazarati, dosja me 16 të arrestuarit dorëzohet në gjykatë

Prokuroria për Krimet e Rënda mbylli dosjen dhe dërgoi zyrtarisht për gjykim 16 persona të arrestuar gjatë operacionit të qershorit të kaluar në Lazarat, në operacionin anti-kanabis. ata akuzohen se penguan dhe madje qëlluan ndaj policisë. Dosja që shkoi sot në gjykatë përmban disa akuza ndaj tyre, si ajo “e grupit të strukturuar kriminal".

Për gjykim janë dërguar shtetasit e arrestuar më herët: Razip (Gate) Mahmutaj, Arjan Basha, Florjan Shurdhi, Ramadan Basha, Altea Haska, Gurgaz Skënderi, Enrik Skënderi, Englied Aliko, Matjas Bocai, Arbjon Aliko, Alfred Proko, Vandam Mahmtuaj, Klajdi Karemani, Lorenc Bregu, Beqo Brahimi dhe Drini Aliko.

Të 16 personat akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe krijimin e grupin të strukturuar kriminal.

SHKARKO APP