“Lazarati po diskriminohet. 4 ditë pa drita”
Deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu ka denoncuar sot mungesën e energjisë elektrike për gjithë fshatin e Lazaratit. Në një koment në Facebook, Shehu thotë se prej 4 ditësh banorët e këtij fshatit janë pa energji elektrike, vetëm për shkak të një defekti banal që mund të rregullohej për pak minuta.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
“Shkaku teknik pse Lazarati prej kater ditesh eshte pa energji elektrike eshte banal:
Rrezimi i nje shtylle te thjeshte te tranzmetimit, shtylle te cilen vete banoret e vendosen sot, mbas nje pritje te gjate.
Dhe askush nuk po shkon te beje lidhjet, aq me keq askush nuk i pergjigjet as thirjeve telefonike.
Shkaku i vertete eshte fakti se Lazarati po diskriminohet.
Zhulati, Buzi, Krasi, Dropulli….po dikriminohen.
Gjirokastra e i gjithe Qarku po diskriminohen, duke detyruar banoret ta braktisin ate.
Turp i vertete ky!”.
KOHA JONË SONDAZH

