Lazio jashtë Champions League

 

Trukimet në futboll mbeten një ndër temat më të nxehta dhe ‘virusi’ vazhdon të përhapet, edhe për faktin se nuk po merren masa të ashpra nga UEFA e FIFA, që thjesht dorëzojnë ndonjë raport nëpër federatat përkatëse dhe e lënë me aq.

Tani kompania ‘Federbet’, që merret pikërisht me hetimin e trukimeve në futboll, ka përpiluar një tjetër listë të gjatë me kampionate apo ndeshje ndërkombëtare, që janë trukuar ose ekzistojnë dyshime të forta.

Përtej emrave të zakonshëm, me vendet e vogla dhe klubet e varfër, duke përfshirë edhe Shqipërinë, një emër del mbi të tjerët dhe bie në sy: Lazio.

“Lazio rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës”, pohon një prej drejtuesve të Federbet, pasi të dhënat e fundit nga ‘i penduari’ Hristiyan Ilievski kanë rikthyer në qendër të vëmendjes ndeshjen Lazio-Genoa të 14 majit 2011.

Për atë ndeshje u dënua për 6 muaj kapiteni lacial Stefano Mauri, por nëse procesi rihapet dhe Lazio merr një dënim të ri, atëherë sipas rregullores së UEFA-s, klubi roman do të përjashtohet nga Liga e Kampioneve.

SHKARKO APP