Ori Nebiaj lë televizionin për politikë, pranon mandatin e deputetes

Moderatorja e njohur Oriela Nebiaj do të pranojë mandatin e deputetes. Ajo do të zëvendësojë Grida Dumën në listën e PD në Tiranë, pasi kjo e fundit lajmëroi dje dorëheqjen. Nebiaj kandidoi më 25 prill dhe mori 5606 vota preferenciale. Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rinumërimit në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Para saj në radhë ishte Petrit Doda. Megjithatë me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua.

Por me zhvillimet e fundit të ditës së sotme, ku bëhet e njohur zyrtarisht kërkesa e deputetit Alfred Rushaj që të dorëzojë mandatin e deputetit, vendin e tij mund ta zerë Petrit Doda.

SHKARKO APP