Berisha thirrje të rinjve: Ndaj Ramës, do të ketë veç mosbindje civile. Le të bllokojmë rrugët!
Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë ”Rama 3”.
“Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën çdo gjë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë revolucionin tonë me moton ”T’i dalim zot Shqipërisë”. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresë vrarë nga ky vend, janë sot tek ju.
Le të bllokojmë rrugët dhe t’i themi se rrugët janë tonat dhe jo të tuat o hajdut që përzë vëllezërit tanë nga Shqipëria.
Si mund të jetë Kryeministria strofull e një hajduti? Ai nuk largohet nga pushteti por ne duhet ta largojmë.
Revolucioni ynë nuk do ndalojë deri në fitoren e plotë. Ju përgëzoj, jeni të parët që e filluar revolucionin, e filluar me guxim por le t’i themi Ramës që nuk ke parë gjë akoma”,-tha Berisha.
Ndërkohë për datën 11 shkurt, ora 12.00, do të ketë përplasje pasi do të bllokojnë gjithçka në Tiranë, por policia nuk do ti lejojë. Nuk dihet se si do të vazhdojë protesta, porse e sigurtë mbetet se do të jetë një ditë jo e qetë.
Nga PD thonë se ditën e shtunë do të jenë mbi 100 mijë qytetarë.