Ledi Shamku: Risitë e dr. Halimi për të studentët, “Vooonë, vooonë doktor! Delegatët ikën!”

 

Ledi Shamku në një status në Facebook i ka sugjeruar dr.Halimit të mos bëj fushatë me gjëra që i quan risi, por që në fakt janë bërë pjesë e programit qeverisës nga mazhoranca prej një viti.

Qenka Halim Kosova në një takim elektoral me studentët për arsimin. Nisur nga argumenti, mbajta vesh c'thotë. Sigurisht, fjala e parë: Risi. 

Pa hë? Çfarë risie? E tha… E tha po çfarë tha! Citoj:
"Risia e projektit tim është që studentët e sapodiplomuar të rrijnë te zyrat e Bashkisë për të bërë praktikën e punës".
Hmmmm, o Doktor, a e mban mend atë batutën nga filmi i kohës tënde: "Vooonë, vooonë! Delegatët ikën!".
Vonë kjo "risia" mor doktor! Ka një vit që Erion Veliaj ministër e zbaton me udhëzim ministri e tashti kjo praktika që thua ti është edhe pjesë e Ligjit për Arsimin Profesional, e madje është rikthyer si praktikë me pagesë, jo ashtu siç thua ti: "të rrijnë te zyrat".
Ikën delegatët, doktor! Mendjen në mësim herë tjetër!
Përzemërsisht, nga ish-kolegia jote", shkruan Shamku në Facebook.

SHKARKO APP