Lediana Fratari apel të rinjve: Bashkohuni me PD-në! E nesërmja do të jetë më e mirë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari iu bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen PD-së. Sipas saj, kjo gjeneratë ka lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdon të dëgjojë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë. Shqipëria e së nesërmes, shprehet Fratari, do të jetë padyshim më e mira.

“Me këta të rinj, Shqipëria e nesërme do të jetë padyshim më e mire. Me të rinjtë ne flasim për programin e Partisë Demokratike, për problemet e vendit, për kauzat e përbashkëta, për projektet e të ardhmes. Por organizojmë edhe “parada” me makina. Një mënyrë fantastike për të treguar mbështetjen që po më japin mua. Këta janë gjenerata që kanë lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdojnë të dëgjojnë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë.

Këta janë gjenerata që duan një Shqipëri tjetër, një Shqipëri në paqe dhe të zhvilluar. Unë jam një prej tyre! Unë njoh shumë prej atyre që kanë dëshira dhe aspirata për të punuar e jetuar në vendin e tyre. Njoh shumë prej atyre që e kanë krenari të thonë se janë shqiptarë dhe e duan vendin e tyre. Unë i kam ftuar dhe i ftoj të gjithë këta të rinj të bashkohen me Partinë Demokratike dhe me mua, për të punuar së bashku për të nesërmen. Dhe, me këta të rinj, unë jam e bindur se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Të gjithë bashkë ne do ta sjellim ndryshimin në 25 prill.”

SHKARKO APP