Ledio Braho: Si do të procedojnë partitë në KAS për votat e pavlefshme dhe pretendimet

Në lidhje direkte me A-Show me gazetarin Adi Krasta, Ledio Braho anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka shpjeguar edhe se si do të procedohet në KAS me pretendimet që partitë politike kanë me rezultatin.

“Duhet të kemi parasysh që për çdo qark është një vendimmarrje më vete e komisionerit të KQZ. Pra cdo qark mund të ankimohet më vete.  Dhe numërimi fillon nga dita e nesërme deri ditën e hënë. Pra të gjitha subjektet zgjedhore të gjitha pretendimet që kanë për procesin zgjedhor, do ti ngrejnë deri ditën e hënë. Ankimimet i drejtohen KQZ dhe organit përkatës që i shqyrton ankimet dhe më pas do të jetë KAS që do të marrë në shqyrtim gjithë procedurat edhe të provueshmërisë.

Më fakt historiku tregon që jo vetëm KAS por kudo  ka pasur presione të tilla. Por unë mund të flas për vetë, unë di të them që do të kem frikë vetëm nga ligji.

Këtu varet nga pretendimet do që do ngrejnë subjektet zgjedhore.

Unë nuk dua të paragjykoj faktin se s’do numërohet çdo fletë të pavledhshme apo do numërohen disa fletë të pavlefshme, por partitë e opozitës, kanë kërkuar  nga KQZ regjistrimin e çdo tavoline mbi numrin e votave në çdo KZAZ. E kanë idenë në lidhje me rezultatin dhe ti ballafaqojnë ato me procesverbalet. Kudo që ka pretendime. Ne jemi të gatshëm që ti shqyrtojnë të gjithë rastet, dhe nëse do konstatohet që është tjetërsuar vullneti nëpërmjet fletëve të votimit sigurisht që do ketë një vendimarrje”, theksoi Ledio Braho.

SHKARKO APP