Lefter Alla del nga SPAK, çfarë tha para gazetarëve

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dalë nga SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij, lidhur me videon ku shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike.

Ndërkaq, pasi ka dalë nga SPAK, Alla nuk ka dhënë deklaratë për mediat, ndërsa ka tentuar të shmangë gazetarët.

“Do kemi kohë të bisedojmë herë tjetër. Nuk kam komente sot. Komentet i kam në prokurori. E ka në dorë drejtësia”, u shpreh Alla.

Më herët gjatë ditës së sotme socialisti Lefter Alla njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka marrë rrugën për në Tiranë, ku do të padisë Ervin Salianjin.

Sipas tij “autori” i videos, ku shfaqet duke thithur kokainë është Salianji. Në fakt, video është publikuar nga gazetari i Abc Neës, Artan Hoxha, i cili ka shpjeguar qartësisht dhe publikisht se nuk është një material i servirur nga PD.

Po kështu në SPAK për të dhënë deshmi ka shkuar edhe gazetari Hoxha. Gazetari  tha se deklaroi përpara prokurorëve, se si e kishte siguruar videon, dhe shpjegime të tjera rreth saj.

SHKARKO APP