Lefter Maliqi akuza qeverisë: Shfrytëzuat emergjencën “fantazmë” për ta shembur teatrin

Shembja e Teatrit Kombëtar është kthyer në temë të nxehtë diskutimi në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Lefter Maliqi, gjatë fjalës së tij nga foltorja, dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vijimin e masave kundër koronavirusit. Ai akuzoi qeverinë se shfrytëzoi gjendjen e emergjencës “fantazëm” siç e quan ai, për të shembur Teatrin.

Reagimi në Facebook bashkëngjitur me videon në Kuvend

Të dashur shqiptarë. Edhe këtu në parlament luhet teatër, por jo si teatri me vlerë kombëtare e kulturore. Turp! Ju e shembët në mënyrë banditeske, në errësirën dhe në mes të fatkeqësisë. Cdo shqiptar i ndershëm është zemëruar. Zemërimi i tyre do ju marrë përpara. Ai teater do ngrihet. Do ngrihet. Nuk ka bashki mbi kombin. Ai teatër dhe çdo centimetër toke i shërben çdo bashkëkombasi shqiptar. Atë që s’e ka bërë asnjë protestë ka për ta bërë arti. Une nuk jam artist, por besoj se arti është ai që mund të bëjë revolucionin kombëtar për liri, për demokraci. As ju nuk jeni artistë, as aktorë. Ju jeni personazhet origjinale të harbutërisë dhe tahmasë për etje dhe pushtet.

SHKARKO APP