Lefter Maliqi: AstritVeliaj? Erdhi si ufo dhe po ikën si ufo

Ish­-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi i është kundërpërgjigjur deputetit aktual të PD-­së, Astrit Veliaj për propozimin e tij që Basha t’ia rikthejë partinë Berishës.

Maliqi i cilëson “dashakeqëse dhe përçarëse”, këto deklarata, madje ai thekson se thirja ndaj Bashës për të formuar parti të re “është një veprim i orkestruar nga drejtues të majtë”.

Ai e akuzon për tradhti Veliajn dhe nënvizon se “mori një mandat të pamerituar në vitin 2013”.

“A ka ndonjë të më shpjegojë se për cilat arsye gjendej në parlament ky farë deputeti, Astrit Veliaj”, pyet Maliqi.

“Për “kontributin e tij të madh” në PD, “angazhimin e tij të jashtëzakonshëm” në shoqërinë civile, nga “mbështetja e madhe dhe vota popullore” që gëzonte personalisht apo nga “cilësitë e rralla intelektuale” të tij që PD-­së i duheshin si bizhu me vlerë të rrallë. Çfarë përfaqëson ky lloj deputeti, ky rasat politikani? Asgjë. Ai erdhi nga Ufo, vegjetoi si Ufo dhe po ikën si një Ufo”, shprehet ish-deputeti. 

 

SHKARKO APP