Lefter Maliqi: Babagjyshi i Surrelit po jeton dimrin e fundit. Humbja e tij e thellë më 25 prill, dhurata më e madhe që u jep shqiptarëve

Nga Lefter Maliqi

Babagjyshi i Surrelit po jeton Dimrin e fundit… por, do ti japë një Dhuratë të madhe shqiptarëve… Humbjen e tij të thellë më 25 Prill!

Të dashur miq!
Kjo është dita e parë e muajit më festiv të vitit.
Por edhe sot, Shqipëria u zgjua me breshëri plumbash… në Lezhë, vetëm 3 ditë pas atentatit mafioz në Shkodër.
Ku po shkon Shqipëria?!
Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të festuar e për të mirëpritur me shpresë këtë muaj që duhet të ishte ndryshe.
A kanë arsye për të festuar shqiptarët kur shohin se çfarë po ndodh me menaxhimin e pandemisë; kur shohin bashkëqytetarë të tyre që po hidhen përditë dritareve të spitaleve; kur shohin një Qeveri që fsheh edhe të vdekurit; kur shohin spitalet plot e tmerrohen se nëse sëmuren, nuk kanë ku të shkojnë; kur shohin që hapen spitalet 1, 2, 3, 4, për propagandë e shoë elektoral, por në të vërtetë vetëm ata e dinë se si është realiteti konkret.
A kanë arsye për të festuar shqiptarët, kur ecin në rrugë, dhe mund të bëhen vikitma të plumbave që hidhen në hava në zonat më të populluara të vendit.
A kanë arsye për të festuar shqiptarët, kur shohin bashkëqytetarët e tyre nëpër çadra në Dimrin e dytë pas tërmetit?!
Shpresa e vetme që unë mund ti jap sot shqiptarëve, është që t’ju them se ky është Dimri i Fundit me dhimbje, fatkeqësi, vështirësi, halle jetike; ky është Dimri i Fundit i Babagjyshit mizor të Surrelit.
Por, mendoni pozitivisht, sepse edhe Babagjyshi Diktator i Surrelit e ka një Dhuratë të madhe për ju: Humbja e tij e thellë më 25 Prill 2021.
Prisni edhe pak… për të jetuar Pranverën tuaj!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?