Lefter Maliqi: Basha do marrë dënimin që meriton si tradhtar, do përfundojë pa asnjë deputet
Ish-deputeti Lefter Maliqi, thotë se Lulzim Basha do marrë dënimin që meriton si tradhtar, dhe se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të përfundojë pa asnjë deputet. ”Me besim të patundur do shkojmë drejt fitores dhe drejt shembjes së narko-shtetit! Luli do marr dënimin që meriton, fundin e tij, jo vetëm politik, por edhe moral, si njeriu më i pabesë, më mashtrues dhe si tradhtari më shitur i interesave të demokratëve”.
Postimi i plotë
Lul ”brava” më 8 dhjetor krijoj identik “opozitën e re” parlamentare 2019-2021, të kapur dhe keqpërdorur nga Rama. Lul ”brava” me deputetët e vet i marr peng e i keqpërdorur nga Rama do përfundoj në zgjedhjet e ardhshme pa asnjë deputet. Të njejtin fat si ish-opozita parlamentare e 2019-2021.
Lëreni Lul ”bravën” në vetminë e vet dhe në keqpërdorimin që po i bënë Edi Rama. Demokratëve u lind e drejta të krijojnë një front të fuqishëm opozitar me punë të palodhur në bazë, për të mposhtur dyshen e korrupsionit, dhunimit te demokracisë dhe pluralizmit Lul ”bravën” dhe Edi ”drogën”.
Me besim të patundur do shkojmë drejt fitores dhe drejt shembjes së narko-shtetit! Luli do marr dënimin që meriton, fundin e tij, jo vetëm politik, por edhe moral, si njeriu më i pabesë, më mashtrues dhe si tradhtari më shitur i interesave të demokratëve.