Lefter Maliqi fiton “betejën e parë” për Kuçovën

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë sot të drejtë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë në Bashkinë e Kuccovës, dhe detyron KQZ dhe KAS që të marrin parasysh pretendimet e tij në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve të 14 Majit.

Maliqi shkruan në postimin e tij se oligarku Pëllumb Hajdari nuk arriti dot të korruptonte Kolegjin siç ka korruptuar institucionet e tjera.

Kandidati Maliqi nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, që sipas tij ka pasur manipulime të mëdha, përfshirë edhe futjen e fletëve të votimit nga ana e komisionerëve socialistë.

Lefter Maliqi:

Drejtesia funksionoi! Sot fituam ‘Betejën e Parë’, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime ku u detyrua KAS pran KQZ që të marrin në Shqyrtim të gjitha pretendimet tona duke filluar nga fallsifikimet, shperdorimi i detyres, rinumerim, pavlefshmeri etj.

Mirënjohje Trupit Gjykues të Kolegjit Zgjedhot të përbërë nga 5 gjyqtarë profesionistë dhe te paanshëm! Mirënjohje dhe Avokatëve në kembënguljen dhe mbrojtjen e tyre! Beteja ligjore vazhdon deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë banorëve.

Oligarku Pëllumb Hajdari nuk arriti dot të korruptonte Kolegjin siç ka korruptuar institucionet e tjera. E drejta do të fitojë! S’ka kthim pas! Kuçova patjetër “Kantier Ndërtimi” shumë shpejt!

SHKARKO APP