Lefter Maliqi i bashkohet Partisë së Lirisë, Meta: Ndriçon dhe përtej Kuçovës
Lefter Maliqi është bërë sot pjesë e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Lajmin e dha vetë kreu i partisë Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribunë i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në kryesinë e Partisë së Lirisë.
Ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës. Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”,-tha Meta.