Lefter Maliqi: Më 25 prill, vota e popullit e shpall Rilindjen organizatë kriminale
Nga Lefter Maliqi
Edveri mbajti dje Asamblenë e funeralit të Rilindjes, kjo organizatë kriminale, simotër e Agimit të Artë në Greqi.
Por, Asambleja e Popullit, që thotë gjithmonë të VËRTETËN, do të mbante këtë fjalim dje:
Kreu i organizate kriminale, Edveri i Rilindjes, mashtroi shqiptarët; kriminalizoi vendin; vodhi taksat përmes oligarkëve të tij; bashkëpunoi me bandat; kanabizoi vendin; trafikoi tonelata drogë brenda e jashtë vendit, duke i nxirë faqen Shqipërisë; shpopulloi vendin; përdori forcën e dhunën ndaj medias, artistëve, opozitarëve, studentëve dhe shoqerisë civile; u rrëmbeu pronat; rriti taksat; vuri gjoba kudo; kapi institucionet; bëri zgjedhje lokale moniste; la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë; ktheu Parlamentin në shërbim të interesave korruptive të kësaj organizate kriminale; emëroi drejtues me të shkuar kriminale në administratën e shtetit, në drejtim të pushtetit lokal, policisë, burgjeve etj.
Në 25 prill, vendimin e Gjykatës për shpalljen e Rilindjes si organizatë kriminale, do e japë Populli me votën e tij, dhe në 26 prill, ‘varroset’ arkivoli i Rilindjes, i sektit kriminal më të madh e më të dëmshëm që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.
P.S E vetmja gjë e mirë që bëri dje Kryemafiozi, ishte se funeralin e mbylli me muzikë, të njëjtën gjë do bëjnë edhe shqiptarët.