Lefter Maliqi në Kuvend: Keni mashtruar e izoluar shqiptarët! Fitorja e opozitës e garantuar më 24 prill

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit. Maliqi tha se do të largohet nga Kuvendi, nëse e opozita e bashkuar nuk fiton zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas tij, opozita e ka të garantuar fitoren në këto zgjedhje, pasi mazhoranca ka gënjyer dhe mashtruar shqiptarët dhe po izolon Shqipërinë.

Ju sot po gënjeni e mashtroni gjithë shqiptarët, po mbyllni e izoloni Shqipërinë. Por çfarëdo që të bëni fitorja e opozitës është e garantuar. Unë largohem nga këtu, nëse e djathta nuk fiton, pasi ju i keni mashtruar shqiptarët dhe do të merrni dënimin”, deklaroi Maliqi.

“Kjo është një seancë e turpshme, e pështirë”, Maliqi shpërthen në Kuvend

SHKARKO APP