Lefter Maliqi: Nuk i mjafton që ka grabitur e marrë peng Shqipërinë, por Kryemafiozi po merr edhe jetët e shqiptarëve…
Nga Lefter Maliqi
Nuk i mjafton që ka grabitur e marrë peng Shqipërinë, por Kryemafiozi po merr edhe jetët e shqiptarëve…
Të dashur miq!
Kryemafiozi e nis ditën, javën dhe muajin, duke mbledhur shtabin elektoral për t’i raportuar si po ecin skemat mafioze të projeksionit për vjedhjen e votave.
U mbushën 24 orë nga vetëvrasja e tretë në spitalin COVID-2, dhe ky Kryemafioz-Kryeministër nuk ka reaguar, e as nuk ka nxjerrë ministreshën e tij që kërkon të bëhet djalli dhe të zgjedhë se cili shqiptar do jetojë e cili jo.
Çfarë po ndodhë në spitalet ku Rilindja ofron shëndetësi falas?!
Pse po zgjedhin shqiptarët të vetëvriten?
Kur bluzat e bardha konfirmojnë se pacienti, që u vetëvra një ditë më parë, nuk kishte shfaqur probleme psikologjike, atëherë pse e ndërmori këtë akt?!
Mungesë shërbimi nga personeli, tortura çnjerëzore, apo dëgjojnë që kush shtrohet në spital nuk do të dalë gjallë prej andej?
Cila nga këto teza të frikshme, që po qarkullojnë në tavolinat e shqiptarëve, është e vërtetë?!
Unë refuzoj të besoj ndonjërën prej tyre, por qeveria e Rilindjes duhet të mbajë përgjegjësi, që nuk po mjaftohet vetëm duke grabitur e marrë peng Shqipërinë, por po merr, dashur pa dashur, edhe jetët e shqiptarëve.
Pas 2 vetëvrasjeve të para në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”, nisën hetimet nga ana e Prokurorisë, por dje u shënua rasti i tretë.
A do bëjë transparencë Prokuroria se çfarë ka nxjerrë nga hetimet dhe drejt kujt orientohet përgjegjësia?
Ministresha e Kryemafiozit nuk duhet të hetohet vetëm për tenderat korruptivë në Shëndetësi, por edhe për jetët e shqiptarëve.
Situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe për këtë qeveria e Rilindjes duhet të mbajë përgjegjësi, pasi vala e dytë e pandemisë ishte që herët e parashikuar dhe kishte kohë mjaftueshëm për strategji e skenare, por të korruptuarit dhe të paaftët nuk e bëjnë dot këtë, sepse nga vjedhjet me aferat miliardëshe, nuk tepron kokërr leku për ta hedhur në Shëndetësi.
Manastirliu ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë, dhe më e pakta duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet nga Drejtësia, për korrupsionin me tenderat sekretë e emergjentë gjatë situatës së jashtëzakonshme, për shqiptarët që po vdesin dyert e spitaleve, ndërsa oligarkët si Vilma Nushi dërgohen me kujdes shtetëror jashtë vendit për tu kuruar, për të infektuarit që po kurohen në kushte shtëpie dhe po marrin para borxh për të përballluar shpenzimet për ilaçe dhe oksigjen, që janë detyrë e shtetit, por që ky i fundit, nën drejtimin e Rilindjes, as që do t’ia dijë.
Sa për Kryemafiozin, ai do japë llogari në 26 Prill…