Lefter Maliqi, Ramës: Mëso nga ajo që i ndodhi mikut tënd në Kosovë. Shmange burgun, zgjidh bunkerin e Surrelit për të vuajtur dënimin

Nga Lefter Maliqi

5 me 2! Ky është rezultati i qarkut Berat, sipas matematikës së Rilindjes. P.S Kësaj përllogaritjeje mund ti përgjigjet vetëm pas 25 Prillit Kryemafiozi…

Pengu i krimit dhe oligarkëve po kërkon mandatin e tretë nëpër Shqipëri me arsyen: Shëndetësi falas dhe të mbajë premtimet që dha para 8 viteve.
Tallje dhe mjerim më të madh se kaq, nuk kanë parë e as dëgjuar ndonjëherë shqiptarët.
Pengu ka nisur fushatën ‘Deputeti që duam’.
Cili është deputeti që duan shqiptarët o Peng i krimit dhe oligarkëve?
Dako, Roshi, Kajmaku???!!! – ( Lista dinjitoze e Opozitës së Bashkuar, do të të japë shkelmin e fundit).
Mjaft o i Mjerë, sepse në radhë të parë, janë vetë socialistët ata që nuk ta falin për mashtrimet; legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, rend e siguri…
Janë vetë socialistët që nuk ta falin kurrë që u solle vetëm krimin, korrupsionin, oligarkët; nuk të falin rritjen e çmimeve të naftës, ujit, energjisë, taksat, shpopullimin, panikun, terrorin, abuzimet, mega-aferat me PPP etj etj etj.
Po mbushet një vit nga tërmeti tragjik, dhe i ke lënë shqiptarët në qiell të hapur, sepse deri këtu arrin ligësia jote… sa të luash edhe me jetët e njerëzve.
Të ka dalë situata jashtë kontrollit nga pandemia o i Mjerë….nëse nuk ke mik dhe para, këtu vdes o Peng i krimit dhe korrupsionit.
Pse e mbylle vendin kur kishe vetëm 1 rast infektimi, dhe mbive natë e ditë në TV si heroi i shëndetit të shqiptarëve dhe tani që virusi ka marrë dhenë, nuk po ndihesh?!
Sepse, jo vetëm që nuk të interesojnë jetët e shqiptarëve, por je aq në fije të perit, saqë e di që irritimi që do shkaktojë rimbyllja te shqiptarët, do të të shporrë me ceremoni.
25 Prilli po afron… të këshilloj ‘mëso mëso mëso’ nga ajo që i ndodhi mikut tënd në Kosovë… shmange burgun dhe “zgjidh” bunkerin e Surrelit për të vuajtur dënimin.

SHKARKO APP