Lefter Maliqi replikon me Lleshajn: Mos përfundosh si Tahiri! Rama po të keqpërdor

Replikat kanë qenë të ashpra sot në Kuvend mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Deputeti e akuzon ministrin për kanabizimin e vendit, për mos ndëshkimin e drejtuesve të policisë, që sipas tij janë të lidhur me kultivuesit e drogës.

Këto ishin përralla zoti Lleshaj, bëre mirë që lexove se do ngatërroje shifra e data si ngatërrove datën e zgjedhje, aq më keq po të dëgjonte kryeministri se ca je me probleme se nuk drejton dot qarkun e Lezhës, në PS nuk je, të ka larguar edhe nga mbledhja Rama ty.

Lëri këto përralla se e dinë shqiptarët që po pati vullnet politik për dy ditë vendoset rendi. Ju përdor kryeministri ju për qëllimet meskine dhe lidhjet me oligarkë e banda. Uroj të mos kesh fatin e Tahirit se ai ishte edhe socialist dhe e hodhën në rrugë, po bredh gjykatave tani.

Çfarë the këtu ishin flluske sapuni. Kriminaliteti është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë. Juve ju ka prishur makina e ministrit, privilegjet dhe luksi. Ti lëviz me makinën tënde luksoze që s’ke thënë si e ke blerë, si i ke ndërruar targat. Mos i lodhje kot ata policë me byrek në dorë të ngjiten malit për parcelat me kanabis. Zoti ministër ju nuk drejtoni dot kriminalitetin në Rrëshen në vendin tuaj, çuat vetëm 500 policë atje, ndërkohë për të shembur teatrin çuat 1 mijë policë. Bëtë shoë në Elbasan, bandat po kërcënojnë policinë, ju thonë të heq kapelën se kanë lidhje me drejtuesit.

Ju dilni me kurajon tuaj dhe thoni e mbroj unë policinë, pra e përdorini për gjoba për maskat që të hiqni vëmendjen nga droga. I lini këto se parcelat janë mbushur, ju s’keni marrë asnjë masë për drejtuesit e policisë që i lejojnë parcelat me drogë, po kapen tonelata.

Krimi është bërë njësh me ju, po merr tendera po bën pasuri, po i bën presion shoqërisë civile. Policia po përdoret për të goditur gazetarë, artistë e qytetarë, ti je i vetmi ministër që përdor gaz lotsjellës si ushtarak ke pas merita ky po të përdor aq keq sa nesër mos paç fjalën e zotit Tahiri”,- tha Maliqi, duke shtuar se Lleshaj do të ishte ministër deri në mars.

SHKARKO APP