Lefter Maliqi: Sfidat vazhdojnë deri ne fitoren e plotë Demokracisë
Nga Lefter Maliqi
Forca fìllon e merr formë aty ku mbaron logjika apo jo o Llesh i “leximit të librave të Kadaresë”? Urdhri i marrëzisë së Lleshit për përdorimin e forcës në mënyrë shtazarake ndaj artistëve, gazetarëve, të rinjve, grave, politikanëve, shoqërisë civile, përdorimi i gazit lotsjellës ndaj nënave e fëmijëve, aktet e pamoralshme të policisë të cilët siç e ke thënë e stërthënë edhe vetë përfaqësojnë fytyrën tënde o “Llesh Kimiku” dhe o “Rama i drogës” i paburrërisë, i krimit elektoral të lidhur me banda e oligarkë që nuk pyesin as për ligj e as për Kushtetutë po u vjen fundi jo me paqe por me reagim mbarëpopullor. Uragani popullor sapo ka nisur vërshimin, ai nuk ndalet pa u shembur institucionet joligjore të kapura nga babëzia për pushtet dhe etja për pasuri e diktat e Beut të Rilindjes së krimit.
Mbas 2 ditë protestash dhe mbi 16 orë në këmbë të cilat siç i patë ishin plot tension, pasioni për stërvitje ngelet, energjitë për mposhtjen e të keqes dhe shëndetin e njeriut janë primare (viruset e ndryshme por me e keqja e të këqijave virusi i Rilindjes dhe Ertv-së). Frika u mund, pjesëmarrja masive në protestën e djeshme tregon që ndryshimi për shëndet, mirëqënie, siguri, demokraci, liri, drejtësi dhe të ardhme po vjen si rrufe në qiell të hapur. Këto ditë pamë se Kryeminsitri nuk ka kapacitetet mendor e intelektual as sa të një biletashitësi në një galeri me piktura. Ndërsa Gjenerali, Ministër i Brendshëm është dhe vlen më se një Ushtar me Pagesë. Sfidat vazhdojnë deri ne fitoren e plotë Demokracisë?.