Lefter Maliqi: Siguria publike në rrezik, karta e Edi Ramës u dogj – shteti i tij vrau

Nga Lefter Maliqi

Sandër Lleshaj jep dorëheqjen! Siguria publike në rrezik, karta e Edi Ramës u dogj – Shteti i tij vrau… Koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie!
3 ditë nga vrasja e Klodian Rashës, në Ditën e Rinisë, në kulmin e jetës, nga dora e shtetit, unë zgjodha të flas sot.
Unë vij nga radhët e Policisë së Shtetit, siç vij nga radhët e politikës, por mbi të gjitha, jam njeri, qytetar që jetoj në vendin tim.
Unë ndjej keqardhje për të gjithë, por jo aq sa ndjej keqardhje për një jetë që u këput në mes në lule të rinisë, në derën e shtëpisë, pa kryer asnjë krim, i prerë në besë nga uniforma që vishet vetëm për të mbrojtur qytetarin dhe jetën e tij.
Por nuk mohoj dot që siç ka policë të tillë, ka edhe policë që vriten e japin jetën në krye të detyrës.
Në Ditën e Rinisë, ra alibia, justifikimi dhe karta me të cilën mburrej Edi Rama, ‘Shteti i Edi Ramës vrau’, mori jetë të pafajshmi.
Bashkëmoshatarët e Klodianit ‘i vunë flakën’ Tiranës mbrëmjen e djeshme, për të treguar që Shteti janë ata, qytetarët, rinia, dhe jeta e tyre mbrohet me të gjitha format, pasi kanë fuqi që edhe vetë Shtetin ‘ta hedhin në erë’.
Ndjeshmëria pas kësaj ngjarje lëndoi të gjitha plagët e shqiptarëve dhe dhimbja i zgjoi ata të dilnin në rrugë dhe ti thonë Rilindjes: NDAL!
Ky Shtet nuk kërkoi një NDJESË PUBLIKE fill pas ngjarjes, aq më tepër dikush të mbante përgjegjësi.
Siguria publike është në rrezik, vendi drejt zgjimit nga gjumi letargjik 30-vjeçar, ndaj të gjithë duhet të mobiliozhen dhe të marrin përgjegjësitë e veta, KOHA ËSHTË TANI !
Sandër Lleshaj, Ministri më i dështuar që ka njohur historia e tranzicionit shqiptar, duhet të ketë moralin të japë DORËHEQJEN sa nuk është vonë.
Për rrethanat e ngjarjes nuk dua të komentoj, pasi po merret Drejtësia, por kam bindjen e plotë që çfarëdolloj rrethane, nuk përligj marrjen e një jete!

SHKARKO APP