Lefter Maliqi: Të dorëhiqet skuadra mafioze e Rilindjes! Shteti i Edi Ramës po arreston, dhunon e gjakos gazetarë, të rinj dhe të mitur

Nga Lefter Maliqi

Të dorëhiqet skuadra mafioze e Rilindjes! Shteti i Edi Ramës po arreston, dhunon, gjakos, gazetarë, të rinj, të mitur… Është koha të mblidhet “Siguria Kombëtare’… 25 Prilli, është vonë për ti prerë faturën e keqqeverisjes diktaturës 8-vjeçare të Kryemafiozit!
Të dashur miq!
Arroganca e qeverisë së Rilindjes nuk frenohet as para një jete të humbur nga dora e Shtetit të saj.
Sandër Lleshaj u largua vetëm pas presionit qytetar përmes protestave që po i kërkojnë llogari kësaj qeverie për të gjitha krimet që ka kryer në këto 8 vite.
Edhe i dorëhequr mes dështimit mjeran, Sandër Lleshaj demonstron arrogancën e shefit të tij.
Të gjithë menduam që pas ngjarjes së rëndë të 8 Dhjetorit, ky Shtet nën drejtimin e Rilindjes, do të reflektonte, por jo.
Mbrëmë pamë të gjithë bashkë se si Policia e Shtetit abuzoi sërish me uniformën, me urdher nga larte,duke dhunuar në mënyrë barbare të rinjtë, mes tyre një gazetar që po bënte punën e tij, një tjetër djalë të ri që u gjakos në formën më monstruoze, dhe dhjetra të mitur që u shoqëruan në komisariate, ndërsa prindërit ulërisnin nëpër rrugë duke kërkuar fëmijët e tyre.
Jo vetëm shkelje e hapur e ligjit, por diktaturë e mirëfilltë.
Tashmë Siguria Publike është cënuar, dhe thirrja ime është për Presidentin e Republikës, që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Kryeministri-Kryemafioz, nuk njeh limite, mban fjalim për vrasjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë, dhe në vend që të bëjë mea-culpa, fajëson Opozitën.
Shteti i Edi Ramës ka kapitulluar, është koha që kjo qeveri të dorëhiqet, skuadra e Rilindjes nuk mund të garojë më as më 25 Prill.
Gjithçka po ndodh sot, është fatura e bilancit të Diktaturës që instaloi Edi Rama në 8 vite.

Të dorëhiqet skuadra mafioze e Rilindjes! Shteti i Edi Ramës po arreston, dhunon, gjakos, gazetarë, të rinj, të mitur……

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Lefter Maliqi on Friday, December 11, 2020

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?