Lefter Maliqi: Uragani popullor do çlirojë PS dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve

Nga Lefter Maliqi

Uragani madhështor popullor do çlirojë PS dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve. Të dashur miq sot ora 10:00 mblidhet Parlamenti ku do diskutohet vetëm për problematikat në çdo zonë e qytet, show i radhës i Rilindjes së krimit që varferoi e shpopulloi ketë vend, që kapi institucionet, që u vrau shpresat shqiptarëve me pasiguri, krime, drogë, trafiqe e papunësi. Sot është ditë e madhe për demokracinë, Kushtetutën dhe të ardhmen e vendit në BE. Unë do diskutoj sot në parlament vetëm kundër Rilindjes së krimit që ka zaptuar PS dhe fatet e vendit duke rritur ndjeshëm borxhin publik, papunësinë, pasigurinë, varferinë, shpopullimin, do flas kundër reformave në arsim, shendetësi, territoriale, drejtësi që u benë vetëm në funksion të oligarkëve Rilindas dhe krimit dhe së bashku më të bashkuar se kurre në oren 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në manifestimin më të madh që i paraprin Uraganit madhështor popullor në mbrojtje të Demokracisë, Kushtetutës, të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mediave, kundër kapjes së institucioneve dhe instalimit të diktatures. Pranvera e fitores po afron. Zgjedhjet e parakohshme janë  të pashmangshme. Shqipëria si Europa??????.

SHKARKO APP