Legalizimet, 50 mijë qytetarët që marrin tapitë

 

Që nga dje, rreth 50 mijë qytetarë që kanë ndërtuar pa leje gjatë viteve 2009-2014 kanë mundësi të nisin procedurat për legalizimin e banesave të tyre. Ligji i miratuar nga qeveria disa muaj më parë ka hyrë dje në fuqi, duke i hapur kështu rrugën procedurës për të fituar njohjen dhe marrjen e hipotektës për objektet pa leje që ata kanë ndërtuar. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame, i ftoi që të vetëdeklarojnë pronat duke përmbyllur kështu një fazë kryesore të procesit të legalizimeve.  Te 50 mijw objektet që do të bëhen pjesë e procesit janë ndërtuar në periudhën janar 2009-qershor 2014. Ashtu si dhe për procedurat e tjera të legalizimeve gjatë dy viteve të fundit, edhe për këtë kategori procesi do të jetë falas. Shumica e këtyre qytetarëve, pavarësisht ndalimit ligjor, e kanë bërë vetëdeklarimin që gjatë viteve 2013 dhe 2014, por ishin aktualisht të bllokuara, për shkak të dispozitës së Kodit Penal që nuk i lejonte të përfshiheshin në procesin e legalizimeve. Këta qytetarë nuk do ta kenë të nevojshme të kryejnë procesin e vetëdeklarimit, pasi është i vlefshëm ai që kanë bërë. “Për ata qytetarë që nuk e kanë bërë, – theksoi Lame, – janë të ftuar të paraqiten pranë sporteleve tona për t’u përfshirë në proces”. Ligji i ri ka ndryshime dhe në nenin që parashikon sipërfaqen për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë. Për objektet me funksion banimi, kalimi i pronësisë do të bëhet sa trefishi i bazës së ndërtimit, por jo më shumë se 500 m2. Ndërsa është veçuar fakti se për bizneset do të zbatohet vetëm kriteri i trefishit të sipërfaqes së njollës së objektit. Ndërsa për sipërfaqe të lira afër objekteve dhe të cilat nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, ato i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje, sipas vlerës së pronës në treg. Sipas ligjit, për të përfituar këtë hapësirë qytetari duhet të ketë paraqitur paraprakisht një kërkesë me shkrim dhe më pas do të verifikohet nga ekspertët e ALUIZNI-t.

Në konferencën e dhënë dje për mediat, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, theksoi se me ndryshimet e reja të ligjit që kanë hyrë në fuqi përfiton edhe kategoria e ish-pronarëve. Janë rreth 22.000 ish-pronarë që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje të cilët tashmë do të kenë mundësi që të kompensohen. Ndërsa ndërtuesit e objekteve do të kenë mundësi të marrin tapitë, me njohjen e pronës së tyre, ish-pronarët do të përfitojnë nga fondi i kompensimit. Procesi i djeshëm shënon dhe fazën e radhës për mbylljen e gjithë procesit të legalizimeve. Që prej vitit 2013, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale ka ndërrmarë procesin më të madh të verifikimit të ndërtimeve pa leje. Edhe pse termi ‘legalizim’ është pëdorur me tepri nga të gjitha qeveritë, gjatë dy viteve të fundit mund të thuhet se procesi është futur në rrugën e duhur. Dhe kjo falw njw administratori tw shkwlqyer si Artan Lame qw e ka vwnw gjithw administratwn nw punw pwr ti qenw çdo qytetari pranw e pwr ta ndihmuar nw kwtw proces. Për herë të parë është bërë një regjistër i plotë i ndërtimeve pa leje që janë bërë në vend që nga fillimi i viteve ’90. Ndërsa angazhimi është që në çdo vit të përfundojë procesi i legalizimeve për 40 mijë qytetarë. Sipas shifrave të ALUIZNI-t dhe Ministrisë së Zhivllimit Urban, pjesa kryesore e legalizimit të gjithë zonave informale duhet të përfundojë në vitin 2017. Nisja e procesit të djeshëm që u prezantua nga kreu i ALUIZNI-t Artan Lame është dhe një dëshmi e seriozitetit të këtij procesi. Në miratimin e ligjit në Kuvend, opozita e cilësoi si një nismë për qëllime elektorale që synonte të merrte votat e qyetarëve që kishin këto ndërtime që nuk ishin në proces legalizimi. Me nisjen e procesit, Lame konfirmoi të kundërtën duke dëshmuar se nuk ishte një premtim elektoral.

Krahas procesit të legalizimit, një vendim tjetër i rëndësishëm që është marrë dje nga Ministria e Zhvillimit Urban është dhe ai për standardizimin e ndërtimeve. Një vendim i tillë do të thotë se çdo ndërtim i ri, qoftë nga bizneset apo qytetarët, nuk mund të bëhet më sipas dëshirës së pronarëve apo arkitektëve. Standardizimi i ndërtimeve i jep fund katrahurës së objekteve të çuditshme që janë ndërtuar edhe me leje në vend, duke pasur si qëllim kryesor sigurinë e punimeve, por edhe standarde bashkëkohore. Normat e reja të standardeve të ndërtimit, pritet të vendosin kritere të rrepta edhe për ndërtimet që kanë të bëjnë me institucionet shtetërore, si çerdhe, kopshte, godina administrative etj,. Por ajo që është më kryesorja në këtë nismë lidhet me ndërtimet e qytetarëve dhe bizneseve private, duke shmangur gjithë abuzimet e mëparshme në cilësi që janë bërë gjatë 25 viteve të fundit.

 

 

 

 

SHKARKO APP