Legalizimet e banesave, shpërndahen lejet për 820 kryefamiljarë

Pas shumë vitesh pritje, 820 kryefamiljarë të bashkisë së re të Shkodres moren lejet e legalizimit të banesave.

Ceremonia e ndarjes së tyre u organizua në sheshin përpara teatrit “Migjeni” dhe ishte i pranishëm vetë drejtori i përgjithshëm i “Aluiznit” Artan Lame, i shoqëruar nga deputetë, drejtues vendore dhe kandidatja e mazhorancës për bashkinë Shkoder Keti Bazhdari. Por ndonëse për këto familje pritja e gjatë mbaroi, Artan Lame nuk nguroi të theksojë se problematika me këtë proces është e madhe. Vetëm në bashkinë e re të Shkodres numërohen 22 mijë e 350 familje që presin legalizimin.

Kreu i këtij institucioni nuk la pa shenjestruar punën 8 vjeçare të demokratëve, ku në Shkoder në 2 mandatet qeverisëse ndanë vetëm 1385 legalizime. Kjo sorollatje sipas tij ka edhe përgjigjen.

Ndërkohë koordinatori i fushatës së Partisë Socialiste, deputeti Eduart Shalsi këtë takim e shfrytëzoi për të bërë fushatë elektorale.

Për ndërtimet pas vitit 2009 që ligji i legalizimeve i përjashton nga ky proces, Artan Lame bëri me dije se po punohet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa zona e Velipojës që numëron rreth 2 mijë ndërtime informale shumë shpejt do të ketë alternativën për kryerjen e këtij procesi.

SHKARKO APP