Legalizimi i kanabisit, Noka: Shqipëria është e mbjellë cep më cep, ja dy arsyet që Rama e ka me ngut

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka i sheh të mirëkordinuara të dy nismat e qeverisë Rama, fillimisht amnistia fiskale dhe më pas legalizimi i kanabisit mjekësor.

Në Rtv Ora, Noka deklaroi se Rama gjithçka e ka në funksion të mbushjes së arkës bosh të shtetit me paratë e krimit si dhe përdorimin e kontigjentit kriminal në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Noka: Sot Shqipëria është e pushtuar cep më cep me kanabis. E gjitha ka ardhur pas shkeljes së syrit që u bëri kryeministri. Është masive. Marrin informacione me sms nga të gjithë fshatrat e Shqipërisë. Janë dy arsye pse Edi Rama dhe Rilindja janë të ngutur në këtë drejtim. Arka e shtetit është e rrënuar. Ka gjetur dy zgjidhje për rikuperim, së pari kanabisi dhe së dyti amnistia fiskale. Të dyja këto janë të rakorduara. 

Rama kërkon që me një gur të vrasë dy zogj, edhe të fusë në treg ekonominë kriminale të kanabisit dhe ti përdorë në një detashment të fortë në vijën e parë të frontit elektoral në zgjedhjet që do të vinë. Ka bërë testime dhe sondazhe. Edi Rama dhe Rilindja janë në një rrokullisje, mbështetje popullore është duke shkuar drejt zeros. Ai thërret në aleancë krimin për të frikësuar, blerë dhe shtantazhuar votën te qytetarët dhe për të ndikuar në rezultat. Është i pashpresë. Por fenomeni i kanabizimit në çdo rrethanë duhet ndaluar. Pasojat do ti ndjejmë më pas.

SHKARKO APP