Legalizimi i kumarit, deputeti socialist Shalsi kërkon kazinotë online

Në Komisionin e Ekonomisë janë diskutuar disa ndryshime dhe shtesa që grupet e interesit kanë kërkuar të bëhet në ligjin për Lojërat e Fatit, që synon rikthimin online të basteve sportive. Kryetari i Komisionit, deputeti i PS, Eduard Shalsi solli edhe propozimin për legalizimin e kazinove online, përveç basteve sportive, gjë që solli reagime.

“Edhe mua më pëlqen pjesa që ta ketë shteti, por duhen afate kohore më të mëdha, por edhe kapacitete financiare, dikush thotë 40, 80 apo edhe 120 milionë euro nëse do platforma reale”,-tha Eduard Shalsi.

Deputetët kërkojnë ndryshime edhe te mënyra e taksimit për bastet sportive online. Ndryshimet tani do të shqyrtohen edhe nga Ministria e Financave, ndërsa drafti përfundimtar i ligjit pritet të votohet në parlament përpara mbylljes së këtij viti.

SHKARKO APP