Legalizimi i prostitucionit? Sokolaj: Këtu nuk kontrollohet djathi

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “Arena” në Ora News, duke folur për legalizimin e prostitucionit, thotë se në Shqipëri nuk funksionojnë mekanizmat e kontrollit.

“Disa vite më parë në Durrës dhe në Tiranë, oficerë policie kishin arritur të punonin si taksistë për këto grupe kriminale që ishin shumë të zhvilluara dhe të sofistikuara që vepronin në bazë të kërkesës së klientëve jo në ambiente të përqendruara. Opsioni i legalizimit të prostitucionit mund të diskutohet në vende shumë të zhvilluara, jo në Shqipëri ku korrupsioni është shumë i lartë. Këtu nuk kontrollohet djathi, jo të kontrollojmë këtë. Një opsion i tillë do t’i fuqizonte aq shumë këta sa do të korruptonin edhe mekanizmat e kontrollit, edhe gjykatat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?