Legalizohen 300 apartamente në Kashar
Pas shumë veshtirësish dhe vite pritje në zonën e Kasharit janë legalizuar mbi 300 apartamente dhe mbi 60 dyqane.
Kreu i Aluiznit Artan Lame dorëzoi lejet e Legalizimit për tre kullat.
Lame: Fakti që janë disa qindra familje që banojnë në to, procedurat që kanë filluar prej vitesh. Janë pallate të ndërtuara që në vitet 2010-2011-2012. Ju keni hyrë në 2013 dhe gjithë kjo periudhë është dashur për të pritur.
Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre.
Lame: Është arritur në rreth 140 pallate të tjera, të cilat janë legalizuar gjatë 2018. Të mblidhen banorët dhe të bëhen bashkë dhe të vazhdohen procedurat për legalizim, duhet të vazhdojnë dhe të tjerët.
Pas dorëzimit të lejes së legalizimit ALUIZNI dërgon aplikimin në Hipotekë në mënyrë që të gjithë banorët të marrin certifikatën e pronësisë sipas kontartës së nënshkruar me investitorin.
KOHA JONË SONDAZH

