Legalizohet fushata e PS me certifikata pronësie/ KAS rrëzon Celibashin, shfuqizon gjobën 1500 lekë për shefin e Kadastres së Lushnjes

Shefi i kadastrës së Lushnjes i dënuar me 1500 lekë gjobë pasi shpërndau certifikata pronësie nuk do të paguajë dëmin. Komisioni i ankesave në KQZ ka rrëzuar vendimin e komisionerit shtetëror duke dhënë vetëm një tërheqje vërejtje për deputetët.

Shefi i Kadastres së Lushnjes nuk do t’i duhet të mundohet për të paguar gjobën prej 1500 lekësh të vendosur nga KQZ, edhe pse ngjarja u cilësua cenim moral i Kodit Zgjedhor.

NË mbledhjen e parë të zhvilluar, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e Komisionerit shtetëror Ilirjan Celibashi për gjobitjen e Arben Qalliut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u konsultuan me njëri-tjetrin anëtarët e KAS-it vendosen të shfuqizojnë gjobën dhe t’i japin një këshillë Kadastrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

KAS-i nuk mendon se deputeti socialist Bujar Çela, i cili ka shpërndarë dhe fotografuar qytetarët e Lushnjes së bashku me certifikatat e pronësisë ka shkelur Ligjin.

Por edhe në këtë rast kreu i KAS, Ilir Rusmajli kishte një këshillë për deputetët e Kuvendit që të mos cenojnë besueshmërinë në këtë proces.

KQZ ka nisur hetimet edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për përdorimin e funksionit të tij publik në interes të fushatës elektorale.

Sipas kallëzimeve të bëra në KQZ Veliaj ka promovuar rindërtimin si një sukses të PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?