Legjenda Mike Tyson i thoshte të birit: Ja pse nuk mund të bëhesh boksier
Albert Vataj
Mike Tyson, një figurë ikonike në historinë e boksit, një nga boksierët më të njohur dhe më të diskutuar në historinë e boksit. I njohur për stilin e tij të ashpër, goditjet e fuqishme dhe shpejtësinë e tij të pabesueshme për një peshë të rëndë, ja se si i përgjigjet djalit të madh, i cili i kishte shprehur dëshirën të vazhdonte rrugën e të atit.
“Kam djalin tim më të madh, është shprehur, Mike Tyson, i cili kur ishte 16 vjeç, më tha se donte të bëhej boksier profesionist. Por i thashë: ndalo këtu – ke shkuar në shkollë private! Nuk mund të jesh boksier, ke bërë udhëtimet në Evropë, ke qenë nëpër botë. Ti nuk mund të luftosh me njerëz si unë. I tregova fotografitë që fëmijët e mi të mos kishin nevojë. Kur i shikoj, shoh fëmijë të klasës së mesme, që kanë shkuar në shkollë, duke bërë çfarë të duan. Boksi do të thotë të duash të jesh më i miri, të dominosh të gjithë. Nuk dua ta bëj këtë presion mbi të.”
Kujtojmë se Tyson filloi të stërvitej në boks që në moshë të re dhe shpejt u bë një yll i boksit. Në vitin 1986, në moshën 20-vjeçare, ai u bë kampioni më i ri në historinë e kategorisë së peshave të rënda, duke mposhtur Trevor Berbick për titullin e WBC. Ai fitoi më pas edhe titujt e WBA dhe IBF, duke u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.
Tyson njihej për stilin e tij “peek-a-boo”, një teknikë e mbrojtjes ku bokseri mban duart lart dhe lëviz për të shmangur grushtet, duke sulmuar me shpejtësi dhe forcë.
Një nga ndeshjet më të famshme të tij është humbja nga Buster Douglas në vitin 1990, e cila është një nga surprizat më të mëdha në historinë e sportit.
Në vitin 1996, Tyson u përball me Evander Holyfield në një ndeshje që përfundoi me një incident të famshëm: Tyson i kafshoi një pjesë të veshit Holyfieldit, gjë që çoi në diskualifikimin e tij.
Tyson gjithashtu ka pasur një jetë të trazuar jashtë ringut, me shumë probleme ligjore dhe personale. Në vitin 1992, ai u dënua për përdhunim dhe kaloi disa vite në burg. Pas lirimit, ai u rikthye në boks, por nuk arriti më nivelet e mëparshme të suksesit. Ai gjithashtu ka luftuar me varësinë nga droga dhe problemet financiare.
Pas daljes në pension, Tyson ka bërë disa përpjekje për të rindërtuar jetën e tij. Ai ka marrë pjesë në filma, ka shkruar një autobiografi dhe ka krijuar një podcast të suksesshëm. Ai gjithashtu ka përqafuar jetën e re si një figurë publike, duke diskutuar hapur për problemet e tij të kaluara.
Mike Tyson mbetet një figurë ikonike në historinë e boksit, një kampion që ka lënë një ndikim të madh, si brenda ashtu edhe jashtë ringut.